Fitorja 0-2 kundër Bjellorurisë, Shqipëria e Maran përmbush misionin në Ligën e Kombeve! Tre benefite për kuqezinjtë (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka përmbushur objektivin, duke u renditur e para në grupin e Ligës së Kombeve pas fitores 0-2 kundër Bjellorurisë. Kjo ishte edhe kërkesa e parë që FSHF i kishte bërë trajnerin Maran gjatë emërimit, ndërsa pas suksesit italiani ishte shumë i lumtur. Maran u shpreh se ky është vetëm fillimi, por do të kishte dashur shumë ta festonte me tifozët.




































