| Ndėr mejtime |
Arlinda Ēausholli |
| 18 Maj 2012 21:21
Fuqia e Goldit
|
| Asnjëherë nuk kam qenë e fandaksur pas kafshëve. Por gjërat ndryshuan kur para disa muajsh im vëlla mori në shtëpinë e tij një qen race “Gold Retriever”. Goldi – siç u pagëzua shkurt dhe me urgjencë nga mbesat e mia dhe im bir – është një qen shumë i dashur dhe bukurosh, me qime të bardhë dhe të butë, kurrizin e praruar dhe sy njeriu. |
| Lunch.com |
Mira Kazhani |
| 16 Maj 2012 17:00
ĒIM PEKA: Ju tregoj servilėt e Berishės
|
| Përveç Sokol Olldashit dhe Ridvan Bodes në momentin që kryetari shfaqej në derë dhe hynte jo gjithmonë me të njëjtën cehre ata sikur zhvisheshin nga personaliteti. Braktisnin të qeshurat dhe batutat ndonjëherë edhe disi të shfrenuara. Buzët mblidheshin, blloqet dhe stilolapsat vendoseshin pa zhurmë përpara. |
| Nje kafe me... |
Anila Basha |
| 16 Maj 2012 9:41
Po me Rudinėn ēfarė pate?
|
| Dëgjova kryeministrin para deputetëve të tij. U mor me Ramën, Klosin dhe me Rudi Xhungën. Me Ramën, ok, merret se i takon të merret. Me Klosin, bën gabim që merret pas vdekjes, sepse është shumë vonë për të bërë një përmbledhje të mënyrës sesi kryeministri ka pas menduar njëherë e një kohë për të. |
| Spiuni |
Arben Rrozhani |
| 15 Maj 2012 12:45
S’ka investime, por ka dieta
|
| Nuk kemi më investime të huaja, sepse vendi vendi është në krizë dhe po ashtu edhe vendet e origjinës nga vjen biznesi. Por kemi dieta për të “sjellë” investitorët e huaj. Edhe pse qeveria thotë se vendi nuk është në krizë ekonomike, kështu kemi qenë, të paktën prej vitit 2008, kur nisi kriza në SHBA dhe Eurozonë. |
| Periferi |
Alba Malltezi |
| 15 Maj 2012 11:56
Njė zambak i bardhė nga llumi e balta?
|
| A mund të lindë një lule e bukur nga llumi e balta? Mendoj zambakun e bardhë në liqenet e Lurës; nga balta ka shpërthyer me të gjithë fragrancën, pastërtinë e bukurinë e rrallë. E kam pasur gjithnjë në mëndje këtë lule, sidomos me zhvillimet e fundit në Shqipëri; që nga Gërdeci, 21 janari, zgjedhjet, çështja Meta-Prifti, diplomat false, trafiqet, … dhe së fundmi takimi Edi Rama-Ilir Meta… |
| Brenda nė pilulė |
Ardiana Ēapi |
| 14 Maj 2012 22:22
Receta transparente
|
| "Ki parasysh, mos e merr me emër tjetër, vetëm me këtë që të kam shënuar!" Mjeku shoqëron recetën që ju lë në dorë me një frazë të tillë. Ju e gjeni ilaçin që ju është përshkruar dhe… aleluja! Cdo gjë u zgjidh! Por mund t’ju ndodhi që në farmacinë tuaj ai ilaç mungon. Farmacisti, në rastin më të mirë, mundohet t’ju shpjegojë që bëhet fjalë për të njëjtin medikament, që ajo që ai ka në dorë është ekuivalenti i të njëjtës molekulë… por, kush nga ne do rrezikonte psh. kur është në lojë shëndeti i fëmijës? Dhe fillojnë dyshimet… po ma hedh farmacisti apo mjeku? Le të mundohemi ta shohim nga shumë anë për të kuptuar më mirë! |
| Ndėr mejtime |
Arlinda Ēausholli |
| 12 Maj 2012 13:57
Vetėm nga njė fjalė
|
| “Dëgjo! Merre pak filanin, dhe thuaji që….Kështu filloi biseda ime e parë e mëngjesit dje. Më saktë ishte bisedë telefonike. Do dëgjoja se s’bën se nuk kisha nga t’ia mbaja, për sa kohë unë dhe zotëria nga ana tjetër e receptorit kishim mjet komunikimi telefonin. |
| Luga e Argjendtė |
Dhurata Thanasi |
| 8 Maj 2012 15:36
Peshk nė kripė tė aromatizuar
|
| Kësaj rradhe dua t’ju ofroj një recetë tejet të shijshme, të shpejtë dhe shumë të thjeshtë për tu gatuar në fundjavë. E kam fjalën për gatimin në kripë të aromatizuar. Kjo mënyrë gatimi, sipas një peshkatari pugliez, është përdorur kaherë nga peshkatarët të cilët në det e sipër, në mungesë zjarri, enësh kuzhine e mbitëgjitha urije, e gatuanin peshkun e gjuajtur në kushtet që u lejonte ambjenti. |
| Njėmijė Pse? |
Suela Gera |
| 5 Maj 2012 13:36
Fėmijėt tanė dhe facebook
|
| Na është bërë forcë e zakonit, të hapim facebook orë e cast, për të parë nëse dikush na ka shkruar, ka komentuar në aforizmat tona apo shprehjet filozofike, emocionale; fotografitë të cilat kemi vendosur t’i ndajmë me të tjerët; të shikojmë se çfarë të tjerët kanë postuar; t’i komentojmë, ose t’i lëmë të kalojnë në heshtje. |
- Diploma e Troftės, sekuestro nė Itali, MASH: E verifikojmė
- Blendi Fevziu: Ja kushtet e Ramės pėr intervistėn
- Njeriu “misterioz”, blen nė njė orė kopjet e Shqiptarja.com
- Goditet METE e LSI, "hiqen" 7 drejtorė dhe gruaja e Mediut
- Kryeministri Berisha u dhuron miqve borxhin e qeverisė
- Armė nė stadium, Bumēi: Turp pėr Ramėn qė mashtron
- Zv/ministrja e arsimit shefe e departamentit nė Kristal
- VIP-at, lekė me Universitetet ja zyrtarėt e punėsuar
- Vrasja e Palestinezit, 1.5 mln euro pėr tė eliminuar ortakėt
- Vdekja e Klosit, Berisha sulm Ramės e Xhungės:Ju e harruat
Shfaq të gjitha